Dogana e Morinës, në këtë periudhë pandemie, duket se po mban gjallë një pjesë të ekonomisë shqiptare. Është rritur ndjeshëm shkëmbimi i mallrave mes Shqipërisë e Kosovës dhe në këto ditë pritet të ketë edhe më shumë rritje. Qindra automjete të tonazhit të rëndë që transportojnë mallra, nuk e kanë ndërprerë punën. Sipas drejtorit të kufirit për rajonin e Prizrenit Nexhmi Krasniqi, që nga fillimi i muajit prill thotë se 1209 kamionë komercial kanë hyrë në Kosovë, ndërsa në dalje kanë qenë 1315.
“Mund të them lirisht se bashkpunimi në pikën kufitare vazhdon në bashkpunim të ndërsjelltë. Gjithë këto maune që i shihni këtu vijnë vetëm në rritje. Prej datës 1 prill deri në datën 6 kanë hyrë në Kosovë 1209 kampionë, ndërsa në dalje 1315 kampionë. Bashkpunimi është në rrijtje. Deri më tani asnjë problem më të vogël. Këtu kemi ekipet mjekësore dhe policinë e cila bëjnë kontrrollin e çdo shoferi, kushdo që hyn e del. Asnjë problem më të vogël deri më tani nuk e kemi patur,”-shprehet Krasniqi.
Vetëm një ditë më parë, në Morinë u organizua takimi i përbashkët mes autoriteteve të Shqipërisë dhe Kosovës, duke rënë dakord për lehtësimin e barrierave dhe rritjen e shkëmbimit të mallrave të mbetura stok në të dyja vendet.