Vazhdon të përmirësohet gjendja e Kryeministrit britanik Boris Johnson, madje ai ka mundur të komunikojë me të fejuarën e tij, raporton Daily Mail.

Johnson ndodhet në kujdes intensiv, pas simptomave të vazhdueshme të koronavirusit, por është duke u përmirësuar dhe duke bashkëpunuar me mjekët dhe infermierët.

Kancelari Rishi tha se Johnson po bën përmiresimë të vazhdueshme dhe është në gjendje të kontaktojë me personat e afërt.

Kryeministri britanik ka folur me të fejuarën e tij 32 vjeçare Carrie Symonds, e cila është gjithashtu e infektuar nga koronavirusi, raporton Daily Mail.

32 vjeçarja pritet të lindë fëmijën e saj të parë vetëm disa javë më vonë, ndërkohë që raportohet se gjendja e saj është e mirë.

Pavarësisht lajmeve pozitive për Johnson, mjeku kryesor tha se do të duhen muaj që kryeministri të gëzojë shëndet të plotë.

Johnson u konfirmua i infektuar nga COVID-19 në 26 mars, së bashku me të fejuarën e tij.

Të hënën ai u shtrua në spitalin ST. Thomas, pasi kishte simptoma të fota dhe gjendja e tij nuk ishte e mirë.

Ai kaloi në trajtim intensiv, por arriti të përmirësohej, dhe fatmirësisht analizat treguan që ai nuk kishte pneumoni.

Vendin e tij në krye të shtetit e ka marrë Sekretari i Shtetit Dominic Raab.