Në një kohë kur dërgimi i 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali për t’i ardhur në ndihmë Italisë në përballimin e situatrës së rendë si pasojë e pandemisë Covid-19 mori vëmendjen e medieve më prestigjioze si Corriere, La Stampa, La Repubblica,etj dhe falënderimin e personaliteteve më të larta të politikës dhe artit në mbarë botën, lidhur me këtë lajm nuk munguan sulmet nga opozita.
Në dy reagime e njëpasnjëshme, dy ish deputetët e LSI-së, Petrit Vasili dhe Luan Rama akuzuan drejtpërdrejtë qeverinë se ka dërgua në Itali një ‘pompist’-siç e quajtën ata, duke i referuar infermierit Qazim Ismaili.
Pas këtyre akuzave, u bënë publike faktet dhe provat se Ismaili ka eksperiencën e duhur për të qënë pjesë e ekipit të dërguar në Itali, pasi ka shërbyer me vite të tëra si infermier në spitalin ushtarak dhe ka ushtruar profesionin për dy vite në Itali, ku iu desh të kthehej menjëherë në Shqipëri në momentin që ndodhi tragjedia e Gërdecit, pas vajza e tij e vogël ngeli e lënduar.
Pas akuzave të opozitës, i menjëhershëm ishte edhe reagimi nga Ministrja e Shtetit për Marrëdheniet me Parlamentin, njëherazi zëdhënëse e qeverisë, Elisa Spiropali e cila në një video mesazh e cila u shpreh se:
“…e di që janë shumë të mërzitur me mallëngjimin që përfshiu mbarë Italinë prej gjestit tonë solidar me popullin fqinj e vëlla matanë detit për të cilën u gëzua i madh dhe i vogël me emrin shqiptar me përjashtim të disave të quajtur luanë dhe petrita të cilët janë shëmbëlltyra e një ligësie që e ka shoqëruan në shekuj sojin më të ulët politikanit shqiptarë,”
Pas reagimit të Spiropalit, kanë reaguar edhe të afërm të Qazim Ismailit.
Në reagimin e publikuar në rrjetet sociale nga ministrja, të afërm të Ismailit e falenderojnë dhe konfirmojnë mesazhin e Spiropalit, madje duke hedhur akuza më të rënda në drejtim të Petrit Vasilit, i cili ka mbajtur edhe postin e Ministrit të Shëndetësisë në kohën e qeverisjes Berisha-Meta.
Genti Ismaili, i afërm i Qazim Ismailit shprehet se “kur ka qen ai petriti i vet minister i kan kerkuar 5000 euro qazimit per ta futur ne punë”
Komenti i plotë:
“Elisa faleminderit per fjalet fisnike qe thua per qazimin kushuriri dhe vllain ton .nuk e di se si mund te arrijn keta lloj mostrash qe te mundohen te perbaltin nji njeri fisnik si qazimi .kta bastarda qe nuk din se ku te futen nga ligesia qe kan .ky luani qe nuk i pershtatet me emrin ndoshta eshte luan gay.pse nuk that luani qe kur ka qen ai petriti i vet minister i kan kërkuar 5000 euro qazimit per ta futur ne pune .pse nuk mendojn nji her per femijet e qazimit per ne kushurit e qe i digjojn keto mashtrime dhe perbaltje per nji burre fisnik dhe te ndershem si qazimi”
—-
“Ju mos u mërzisni fare se ata atë punë kanë! Ardhtë shëndoshë e mirë Qazimi bashkë me të gjithë mjekët dhe infermierët që bënë krenar një popull të tërë”-i është përgjigjur ministrja.