Pandemia e koronavirusit të ri ka shkaktuar të paktën 211 185 të vdekur në botë që prej shfaqjes në Kinë në muajin dhjetor, sipas të dhënave zyrtare.

Më shumë se 3 030 240 raste të infektuar janë diagnostikuar zyrtarisht në 193 vende dhe territore që prej fillimit të epidemisë. Ky numër i rasteve të diagnostikuara nuk reflekton numrin real të kontaminimeve pasi shumë vende testojnë vetëm rastet që kanë nevojë për shërbim spitalor.

Mes këtyre rasteve të paktën 832 000 konsiderohen sot të shëruar.

SHBA-ja, që ka regjistruar të vdekurin e parë nga koronavirusi në fund të shkurtit, është vendi më i prekur në botë për nga numri i të vdekurve me 56 253 vdekje për 988 469 raste. Të paktën 111 583 persona janë konsideruar të shëruar nga autoritetet amerikane.

Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë Italia me 26 977 të vdekur për 199 414 raste, Spanja me 23 822 të vdekur për 210 773 raste, Franca me 23 293 të vdekur për 165 842 raste dhe Britania e Madhe me 21 092 të vdekur për 157 149 raste.

Kina, pa territoret e Hong Kongut dhe Makaos, ku filloi epidemia në fund të dhjetorit, numëron në total 82 836 raste, 6 raste të reja të hënën dhe të martën, mes të cilëve 4 633 të vdekur dhe 77 555 të shëruar.

Europa regjistroi sot në orën 11:00 GMT, 126 975 të vdekur për 1 405 311 raste, SHBA-ja dhe Kanadaja 59 034 të vdekur për 1 036 698 raste, Amerika Latine dhe Karaibet 8 897 të vdekur për 177 829 raste, Azia 8 221 të vdekur për 208 754 raste, Lindja e Mesme 6 482 të vdekur për 160 477 raste, , Afrika 1 466 të vdekur për 33 140 raste dhe Oqeania 110 të vdekur për 8 037 raste.