Nga Alfred Peza/
Gjigandi mediatik CNN ka shpërndarë një njoftim, ku përmes një numri të posaçëm telefoni, gjithkush është i ftuar që të ofrojë me video, eksperiencën e tij me koronavirusin. Edhe shumë media të tjera botërore, e kanë rritur interaktivitetin me publikun përmes teknologjive digjitale, për të ofruar gjithnjë e më shumë histori nga jeta reale e njerëzve, në kushtet e pandemisë globale.
Përveç lidhjeve me skype të personazheve të njohur, ku përveç izolimit nga Covid-19 pothuajse të gjithë i bashkon sfondi i bibliotekës personale, media shqiptare nuk po arrin dot që ta dokumentojë siç duhet (deri tani të paktën), realitetin e kësaj kohe të pazakontë. Distancimi i detyrueshëm social, megjithëse e vështirëson realisht këtë mision, nuk mund të jetë një justifikim.
Ka bërë bujë këto ditë, historia e një çifti të rinjsh, që u dashuruan gjatë vetkarantinimit në New York. Pasi u pëlqyen në distancë në banesat përballë, droni shërbeu si korrier për ti ofruar numrin e celularit, nga ku nisi një love story. Pamjet e takimit të Torit dhe Jeremy, përmes një flluske gjigande pluskuese, dëshmoi se romanca mund të vazhdojë të jetojë, edhe në mes të pandemisë së koronavirusit.
U bë i njohur disa ditë më parë, lajmi se laborantët Besar Lalike e Edian Çepeli, gjetën zgjidhjen për 4-fishimin e kapaciteteve të ventilimit të pacientëve me Covid-19. Përveç informimit të publikut, pasqyrimi i thelluar i historisë së tyre do të nxiste shumë shqiptarë të tjerë, për ta parë këtë lu ftë si një mundësi për të qenë më inovativë e kreativë.
Edhe emisionet me histori si ajo e Ardiana Handrajt në Shkodër apo Anila Licit në Elbasan, që prodhojnë dhe japin maska mbrojtëse falas për qytetarët, policët e zjarrfikësit, me siguri që do të ishin shumë herë më të shikuara dhe edukative, sesa ndonjë nga ato ku nuk ndalet së politizuari as kjo lu ftë për mbijetesë.
Sikundër gjithkush do të ndiqte me shumë kërshëri, historinë e Alban Kardashit që prodhon e shpërndan me miqtë e tij, maska falas për mjekët në Durrës. Rrëfimin e biznesmenit që ofron sanduiçë për më të varfërit, në derën e marketit të tij, po në këtë qytet. Jetën e të riut që i çoi mesazh të moshuarve të pallatit dhe i ofron çdo ditë me përkushtim, gjithçka u nevojitet jashtë hapësirës së vetizolimit.
Çdo qytet i Shqipërisë, çdo fshat, çdo lagje, çdo familje dhe çdo shqiptar, me siguri që ka sot të paktën nga një histori personale, një akt apo një xhest solidariteti e humaniteti, për të dëshmuar. Nuk është çështja vetëm të bëjmë shqiponjën me pëllëmbët tona, të dalim nëpër dritare e ballkone për të duartrokitur dhe të themi sa herë që na jepet mundësia, se mjekët dhe infermierët janë heronjtë tanë.
Gjithkush është sot më i interesuar për të mësuar historinë e Dhimitër Krajës, që la rehatinë e mjekut në pension për tiu bashkuar kolegëve duke u “plagosur” në lu ftë, sesa të shohin natë e ditë doktorët e opozitës, që vazhdojnë të këndojnë të njëjtën këngë si në paqe.
Shumëkush do të kishte interes për të mësuar historitë personale të 30 mjekëve dhe infermierëve tanë, atje ku po punojnë sot në epiqendrën e koronavisurit, në Itali. Sikundër dhjetra histori të tjera njerëzore, të atyre qindra e mijëra mjekëve dhe infermierëve shqiptarë kudo në botë, me lu ftën përballë vdekjes.
Gjatë këtyre 30 viteve kemi parë të dalin nëpër ekrane, më shumë “VIP-a shqiptarë” sesa ka edhe vetë Hollywood-i, po si nuk pamë dot këto 30 ditë qoftë edhe një emision dedikuar vetëm heronjve të kësaj lu fte, xhanëm!