Po afrohet vera dhe bashkë me të edhe merkato e futbollit. Ndalesa e detyruar për shkak të emregjencës Coronavirus nuk kanë bllokuar negociatat dhe duket se merkato e ardhshme do të jetë shumë e ndezur.
Sipas The Sun, një nga lëvizjet më të bujshme mund të verifikohet në aksin Manchester-Torino mes United dhe Juventus-it. Djajtë e Kuq do të ishin të gatshëm t’ia shisnin Pogba bardhezinjve, duke kënaqur kështu lojtarin që ka dëshirë të kthehet te skuadra ku shpërtheu.
Megjithatë, anglezët do të kërkojnë një yll të Zonjës në këmbim. Një yll me emrin e Matthijs de Ligt. Mbrojtësi holandez ka patur disa vështirësi në Itali dhe, për rrjedhojë, nuk ka bindur Juventus-in, që do të ishte e gatshme ta largonte në këmbim të Pogba.