Aktorja Olta Gixhari ka folur për periudhën e saj në karantinë, pranë partnerit të vet në Spanjë. Ajo ka rrëfyer se pëlqen çdo gjë të Spanjës, përveç policëve, që e kanë futur në një krizë emocionale.

Aktorja ka treguar se rregullat e tyre strikte e kanë stresuar, dhe kërkojnë të dinë çdo informacion me detaje, aq sa ajo ja ka plasur të qarit, duke ju ankuar nënës së saj, se nuk i duron dot.

“Vetëm policat nuk ja dua Spanjës. Ja dje po merrja mamin në telefon dhe fillova duke qarë. Dje ka qenë kriza ime e parë. I thash mua mu shpif këtu.

Sa dal poshtë tek rruga më ndalon polici më pyet kush je, më kërkon dokumentin, më kërkon numrin e telefonit, adresën ku jetoj me kë po jetoj, ca po haj…u çmenda,”– është shprehur Olta Gixhari për A2.