GERTJAN VESHAJ

Nëçdo shoqëri, entitetet shtetërore prodhojnë ligje, ndërtojnë politika dhe alokojnë burime. Tabloja e plotë e sistemit të ligjeve, masave rregullative, prioriteteve financiare dhe hapat e tjerë rregullativë që ndërmerren nga qeveria apo entitete tëtjera në varësi të saj, përbëjnë thelbin e politikave publike të një vendi.

Gjatë periudhave të krizaveështë e nevojshme një ndërhyrje e menjëhershme e qeverisë, pikërisht nëpërmjet politikave publike të saj, ku sipas rastit, të minimizojë pasojat negative duke mundësuar një rizhvillim më të shpejtë në të ardhmen. E rëndësishme është që ky plan i përgjithshëm masash që përbën thelbin e politikave publike, tëketë përqëllim zhvillimine qëndrueshëm. Kriza jo vetëm që nuk duhet të dëmtojë motorine zhvillimit ekonomik afatgjatë, por mund të përdoret si pedanë kërcimi drejt njëzhvillimi ekonomik më të qartë, më të fortë dhe më të drejtë për shoqërinë. Dështimi në këtë përpjekje strukturore duke bërë ndërhyrje segmentare, mund të çojë vetëm në një rikuperim të përkohshëm dhe të pa qëndrueshëm. Eksperienca e krizës së një dekade më parë dhe politikat publike që vendet e OECD-së(Organizata e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik) ndërmorën, janë një udhërrëfyes shumë i vlefshëm për çdo politikbërës tjetër në botë, padyshim edhe në Shqipëri. Siç theksohet edhe në dokumentin e tyre të politikave të Qershorit 2009, kriza në këto vendepati ndikim tëdrejtëpërdrejtënë ndërrmarrjet e biznesit, krijoi vështirësi financiare, papunësi, vështirësi të tjera sociale, por siç ka ndodhur shpesh në të shkuarën, edhe këtë herë u përdor si mundësi rinovimi industrial dhe ekonomik. Kompanitë më pak efiçente falimentuan dhe të tjera më dinamikeu krijuan dhe u zhvilluan. Termi “Creative Distruction” përbën thelbin e këtij koncepti,dhe është gjithashtu motori thelbësor i efikasitetit afatgjatë në ekonominë e tregut.

Efektet negative kanë ndikim të menjëhershëm në ndërrmarrjet enivelit tëvogël dhe të mesëm. Kjo kategori biznesi në Shqipëri ka të punësuar rreth 176 mijëpersona. Mbyllja e aktivitetit të tyre të biznesit, u krijon atyre probleme të menjëhershme të ardhurash dhe likuiditeti, qësi pasojë sjellin pamundësi pagesash dhe faturash, ulje të kapitalit, ulje të fuqisë blerëse dhetë konsumit në planin afatgjatë. Vazhdimi i krizës për një kohë të gjatë, shton automatikisht papunësinë, rrit varfërinë dhe çon deri në falimentim tëaktivitetittë pjesës më të madhe tëtyre. Një situatë e rrezikshme kjo e cilaçon në uljen e të ardhurave shtetërore dhe në të njëjtën kohë ul aftësinë reaguese dhe stimuluese të shtetit në raste të tilla, duke zgjatur kohën e nevojshme për rikuperimin e situatës ekonomike.
Vendet e OECD-së ju përgjigjën krizës së dekadës së fundit në dy fusha: 1-Ndërhyrje financiare, konkurrueshmëri dhe mirëqeverisje, 2- rikthimin të rritjes afatgjatë. Paketa financiare në këto vende arriti deri në 5% të GDP-së në vitin 2008 dhe 2.5% të GDP-së për vitet 2009, 2010. Shumica e vendeve adoptuan programe stimuluese të rangut të gjerë, ri-rregulluan nivelin e taksave dhe ulën shpenzimet administrative. Shumica e vendeve adoptuan politikën euljes së taksave për të stimuluar konsumin, ndërsa vende të tjera si Australia, Polonia, Kanadaja rritën në maksimum njëkohësisht edhe investimet publike. Në periudhën afatshkurtër, injektimi i shpejtë i CASH-it përpiqet të ruaj nivelin e punësimeve aktuale dhe të mos ul kërkesën në treg.

Përsa i përket risive dhe zhvillimit afatgjatë, vendet e OECD-së dhe jo vetëm, adoptuan paketa ekonomike që synonin zhvillimin nëpërmjet: Investimeve në infrastrukturë, komunikim, teknologji; Investim për shkencën, kërkimin shkencor dhe zhvillimin; Investim për kapitalin njerëzor, edukimin dhe trajnimin; Mbështetje për risitë dhe teknologjitë e së ardhmes; Përshtatja dhe përgatitja për revolucionin e katërt industrial,etj.
Qasja e një krize nuk duhet të jetë vetëm një qasje burokratike. Dahl në vitin 1961 dhe Mc Caffrey & Salerno 2011 kanë zhvilluar konceptin e politikanit sipërmarrës, egzistenca e të cilit është e nevojshme për të sjellë ndryshimin. Në këto momente kërkohet pikërisht ky model politikani, i cili e njeh mirë fushën dhe kupton nevojat, për të krijuar politika publike të reja, forma të reja të aksionit publik dhe për të arritur rezultate edhe më të larta.
Vendi ynë, për fat të keq, po përballet me dy kriza të mëdha të njëpasnjëshme,tërmeti i Nëntorit 2019 dhe pandemia Covid-19. Akoma pa arritur të adresojmë problemet sociale dhe ekonomike qëshkaktoi i pari, gjendemi në mes të një krize tjetër efektet e së cilës nuk janëende të njohura.Bazuar edhe në eksperiencën e mësipërme, politikat publike duhet të bazohen në të njëjtatparime për t’u përballur me efektet në vazhdim të një krize dyfishe. Ato duhet të jenëtë menjëhershme dhe dy dimensionale:

Në dimensionin afatshkurtër,kërkohen përgjigje konkrete dhe shumë të shpejtapër të ulur apo neutralizuar efektet e papunësisë masive dhe falimentimin e bizneseve.
Në dimensionin afatgjatë, kërkohet rishikimi i strategjisë së zhvillimit ekonomiktë vendit nëpërmjet diversifikimit sektorial dhe targetimit nxitës të biznesit duke adoptuar njëstrukturë taksash nxitëse. Përzgjedhje e sektorëve strategjikë dhe nxitja a tyre me masa stimuluese duke minimizuar ose zeruar taksat per disa sektorë për një afat të caktuar,etj. Tërmeti i Nëntorit 2019 dhe Covid-19, krijuan probleme të drejtëpërdrejta në dy sektorët më strategjikë të zhvillimit të ekonomisë shqiptare. Turizmi është ndër sektorët më të dëmtuar ku të ardhurat këtë vit priten të jenë në minimum dhe është ende i paqartë efekti negativ që do të ketë kjo situatë e jashtëzakonshmenë sektorin e bujqësisë.
Në një deklaratë të përbashkët më shumë së 40 ekonomistë të profilit të lartë, përfshirë këtu konsulenten kryesore ekonomike të FMN-së Gita Gopinath sugjerojnë përdorimin një “fuqie të rëndë zjarri fiskal” për të bërë çfarëdo të jetë e nevojshme për të mbajtur ekonominë funksionale. Përsa i përket Shqipërisë sugjerohet që dhënia e ndihmës ekonomike e pagesës të së ardhurës nga papunësia gjatë periudhës së fatkeqësisë natyrore, mos të jetë në nivelin e pagës minimale por në nivele të një page mesatare, në këtë mënyrë do të ruhej forca blerëse dhe nuk do të goditej konsumi. Për të evituar falimentimin e menjëhershëm të shumë bizneseve duhet të hiqen burokracitë në marrjen e kredive të nevojshme, të parashikohet një shtyrje e pagesës së detyrimit për një afat të paktën 6 mujor si dhe kosto e përdorimit të tyre të jetë zero pasi është shumë i lartë rreziku që edhe pas rifillimit të aktivitetit bizneset mos të arrijnë të sigurojnë të ardhura të tilla që të përballojnë koston e huasë.
Në vitin 2005, Hwang and Powell gjithashtu theksonin se sipërmarrësit e suksesshëm politikë janë në gjendje të përballen me krizat, të konsolidojnë risitë, duke prodhuar ndryshime politike ose shoqërore të cilat kanë efekte të qëndrueshme në formën e programeve, politikave ose organizimeve të reja. Ky është pikërisht momenti për tëvlerësuar aftësinë administrative dhe cilësinë e politikave publike të cilat do të na nxjerrin nga kriza dhe do të na drejtojnë drejt një të ardhmeje më të sigurtë dhe më të qëndrueshme.

*Autori është pedagog në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë