Ka nisur numërimi mbrapsht për Klea Hutën dhe Elgit Dodën. Edhe pak ditë edhe ata do të bëhen prindër për herë të parë. Klea është shumë aktive në rrjetin e saj Instagram dhe poston momente ku ndan me ndjekësit e saj emocionet e pritjes së ëmbël. Moderatorja simpatike tashmë ka bërë gati valixhen e martenitetit dhe është shprehur se ka shumë emocione.

“Kam shumë emocione bashkë. Valixhja e maternitetit është 99.9% gati dhe mezi pres ta ndaj me ju”, ka shkruar Huta krah çantave që janë bërë gati. Së fundmi ajo ka postuar edhe rrobat e bebushit dhe madje është shprehur se nuk e beson dot që shumë shpejt do të bëhet nënë. “Kjo është çmenduri. Nuk mund ta besoj dot, nuk mund ta besoj dotttt”, ka shkruar Klea Huta. Klea është në muajin e tetë të pritjes së ëmbël dhe ka treguar se do të sjellë në jetë një djalë.

Më herët, moderatorja ka treguar se shtazënia i ka dhënë 12-13 kilogramë më shumë, ndërsa menjëherë pas lindjes ka ndërmend t’i kthehet palestrës.