Babai i pacientit të parë të konfirmuar me COVID-19 ndërroi jetën ditën e sotme në Shkodër.
Viktima kishte 3 muaj në gjendje kome. Ai do të përcillet për në banesën e fundit ditën e sotme në orën 14:00 në masa të rrepta sigurie. Për këtë arsye, shtëpia e tyre po ruhet nga efektivë policie.
Familja në lagjen e Dobraçit në qytetin e Shkodrës ka qenë një nga vatrat kryesore të transmetimit të COVID-19 në rrethet familjare.
Ministria e Shëndetësisë reagoi e informoi se ndonëse ka pasur të konfirmuar me COVID-19 persona të kësaj familjeje, nuk ishin ndalur vizitat për të parë të moshuarin i cili ishte në gjendje të rëndë.
Ministria tha se ka pasur rreth 20 vizitorë në shtëpi njëkohësisht, për të parë të moshuarin.