Presidenti i klubit të Pordenones në Serie B, Mauro Lovisa, është prekur nga COVID-19. Skuadra e tij militon për herë të parë në kategorinë e dytë italiane dhe ka mundësi të ngjitet në Serie A, por virusi vdekjeprurës mund t’i pengojë ëndrrën.
“Duke i marrë parasysh numrin e madh të mesazheve që i kam marrë pas spekulimeve se jam infektuar me virusin Covid-19, kam vendosur ta bëj një lajmërim zyrtar”, shkroi presidenti Lovisa në faqen zyrtare të Pordenones.
“Do të bëj një tjetër testet javën tjetër dhe shpresoj që të dal negativ. Doja ta mbaja si një rast personal, por nuk ishte ky rasti. Si të gjithë të tjerët kam kaluar disa javë të vështira për ta fituar këtë betejë dhe për të mos dëmtuar familjen time”, – tha ai.