Webi i njohur “Footy Headlines”, ka prezantuar ditën e sotme fanellën e re të Interit, që ekipi zikaltër do ta veshë gjatë nxehmjes përpara ndeshjes dhe në stërvitje.
Fanella do të ketë si gjithmonë ngjyra dominuese të zezën dhe të kaltrën, teksa do të ketë edhe një vijë të verdhë te krahët. Stema e sponsorit dhe e klubit gjithashtu do të jenë në ngjyrë të verdhë.

Vlen për t’u përmendur që fanella e stërvitjes është pëlqyer shumë nga tifozët dhe komentet kanë qenë pozitivë. Tashmë, pritet të prezantohet edhe fanellat me të cilat zikaltrit do të luajnë në ndeshje.