Tiranë ,17 Prill – “Dua të ndaj një lajm të mirë, prof. Dhimitër Kraja është kthyer në shërbimin infektiv, është kthyer në krah të kolegëve”. Në një lidhje direkte në RTSH, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale, Ogerta Manastarliu, tha se me prof. Krajën jemi më të sigurt në luftën kundër COVID-19.
“I përulem për të gjithë fuqinë, forcën, humanizmin që prof. KRaja ka. Pa të do të ishe e paplotë lufta në front, me të jemi më të sigurt. Por jam falenderuese ndaj të gjithë mjekëve dhe infermierëve, ekipeve mjekësore që po luftojnë pa ndërprerje që ta fitojmë këtë luftë”, tha Manastirliu.
Manastirliu tha sa se deri sot janë kryer mbi 900 testime në personel shëndetësor, ku pozitivë me COVID-19 kanë rezultuar 59, por lajmi i mirë është se 36 mjekë dhe infermierë janë të shëruar.