Prokuroria e Tiranë ka mbyllur hetimet për ish-deputetin e Partisë Demokratike Klevis Balliu dhe për 9 persona të tjerë për organizimin e protestave kundër projektit të Unazës së Re.

Sipas, Shqiptarja.com prokuroria kërkon dënim me gjobë ose me një vit burg.Balliu dhe personat e tjerë akuzohen për pjesëmarrje në protesta të paligjshme.Çështja e tyre do të shqyrtohet në gjykatë.Ky është procesi i dytë i hapur ndaj Klevis Balliut.Nga nëntori i 2018 deri në shkurt të 2020, banorët e Astirit protestuan kundër projektit të Unazës së Madhe, nga zbatimi i projektit u prishën rreth 300 shtëpi dhe biznesve në atë zonë.