Të pasionuarit e basteve sportive në vende të ndryshme të botës nuk kanë patur shumë mundësi zgjedhjeje në këtë periudhë të vështirë për shkak të pandemisë së Koronavirusit: derbi i Dushanbe, kryeqytetit të Taxhikistanit ose sfida mes Aigle Noir dhe Atletic Academy në kampionatin e Burundit. Janë oaze të vogla në shkretëtirën e provokuar nga kalendari i reduktuar si pasojë e COVID-19.
Bota e sportit, veçanërisht futbolli, shpreson që në muajt e ardhshëm të shohë pak dritë në fund të tunelit. Sigurisht që ekonomikisht, loja më e dashur në të gjithë globin ka marrë një goditje të fortë.
Për të dalë nga kjo krizë, Federata Italiane e Futbollit vjen me një propozim konkret: të krijohet një fond për shpëtimin e futbollit, një lloj parashute që do të amortizonte rrënimin e mëtejshëm të kësaj disipline sportive.
Përveç ushqimit që do të vinin nga fondet federale, kërkohet që 1% e basteve sportive të kalonin pikërisht për futbollin.
Bëhet fjalë për 100 milionë euro nga një shumë e përgjithshme prej 10.7 miliardësh që përfitohet nga kjo industri (të dhënat e vitit 2019). Një propozim që ka hasur në kundërshtinë e operatorëve, të cilët kanë frikë se do të humbin një pjesë të mirë të përfitimeve të tyre.