Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka ndarë në rrjetet sociale foton një prej anëtareve të stafit mjekësor tek Spitali Infektiv që po lufton në vijën e parë kundër koronavirusit.
Në fytyrën e Anxhelës shihen shenjat e ngelura nga shtrëngimi i syzeve dhe maskave mbrojtëse pas një dite të gjatë pune.
“Personazh: Anxhela Murraj është shembull i përkushtimit dhe sakrificës për profesionin, çdo ditë në vijën e parë të frontit në shërbim të pacientëve të prekur nga Covid-19, në Spitalin Infektiv, me misionin për të shpëtuar jetë.
Shenjat në fytyrën e Anxhelës nga syzet dhe maskat mbrojtëse, pas një dite të gjatë pune, janë prova e sakrificës së saj të përditshme në përballjen me armikun e padukshëm e shumë të rrezikshëm. Mirënjohje Anxhela ty dhe të gjithë kolegeve dhe kolegëve të tu”, shkruan Balla.