Interi raportohet të jetë klubi i fundit që është interesuar për Edinson Cavanit, të cilit i skadon këtë verë kontrata me Paris Saint-Germainit. Megjithatë, zikaltrit nuk e shohin atë si zëvendësues të Lautaro Martinezit.
Sipas La Gazzetta dello Sport, trajneri i Interit, Antonio Conte, e ka identifikuar sulmuesin uruguaian Edinson Cavanin si prurjen e përsosur në skuadrën e tij për sezonin e ardhshëm, transmeton Gazeta Express.
Ai do të ishte transferim i lirë, vetëm sa i ka mbushur 33 vjeç dhe ka përvojë të madhe në Ligën e Kampionëve, si dhe mund të përdoret në fazën e sulmit në skema të ndryshme,
Cavani është duke e shqyrtuar të ardhmen e tij, pasi që tashmë për të kanë shprehur interesim shumë klube nga Premierliga, liga amerikane MLS e madje edhe kundërshtari i Interit, Napoli.
El Matador kishte luajtur në Itali nga viti 2007 deri në vitin 2013 për Palermos pastaj për Napolin, duke i shënuar 112 gola në 213 paraqitjet e tij në Serie A.
Gazzetta dello Sport thekson se Interi nuk e sheh Cavanin si zëvendësues të Lautaro Martinezit, mirëpo si një shtesë tjetër për repartin e sulmit në mënyrë që klubi të mundë t’i përballojë agjendës së ngarkuar që pritet të jetë sezonin e ardhshëm.
Pasi që Alexis Sanchez do të kthehet në Manchester United pas një periudhe huazimi të dështuar shkaku i lëndimeve, Cavani mund të shihet si zëvendësues për kilianin.