Prej orës 13.00 kryeministri Edi Rama ndodhet në një komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët për paketën e zgjeruar për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve që qytetarët do të dërgojnë.

Kreu i Qeverisë u tregua i qartë kur tha se nuk shtyhen pagesat e sigurimeve shoqërore. “Ti do t’i paguash sigurimet shoqërore të të gjithë atyre që ke në punë”, iu përgjigj Rama një personi që ka biznes.

Sakaq, ai tha se bonusi 40 mijë lekë do t’i jepet drejtpërdrejt në llogari personit të punësuar dhe jo biznesit. Marrëdhëniet do të jenë direkt, dhe pas aplikimit në drejtorinë e Tatimeve, do të bëhen verifikimet dhe paratë do i kalojnë gjithsecilit prej punonjësve në bankë.