Kjo merkato vere pritet të jetë shumë e nxehtë, sidomos nëse hedhim sytë nga lojtarët që do të jenë të lirë, pasi kontrata me klubet e tyre aktuale i skadon në fund të muajit qershor.
Lista është shumë e gjatë dhe e mbushur me yje. Edinson Cavani apo Olivier Giroud janë dy gjigantët e sulmit që në verë do të jenë pa ekip dhe mund të sigurohen me parametra zero. Për uruguajanin është përfolur se mund të largohet nga Evropa, ndërsa francezi kërkohet nga Interi.

Emra të tjerë që do të jenë të lirë janë edhe David Silva apo Mario Gotze. Për spanjollin ende nuk dihet e ardhmja, ndërsa gjermani përflitet për te Roma ose Milan. Ëillian dhe Pedro janë dy lojtarë të tjerë, me brazilianin që kërkohet nga Juventus, ndërsa ish-i i Barcelonës mund të rikthehet në La Liga.