Ndërkohë që të gjithë qytetarët e Tiranës që prej të premtes në orën 17.30 deri në orën 05.00 të ditës së hënë janë izoluar në shtëpi, punonjësit e Bashkisë vijojnë punën. Ekipet e terrenit po bëjnë dezinfektimin e tregjeve të Tiranës, sikurse shihni në foto tregun te lulishte “Çajupi” në Njësinë nr. 5. Dezinfektimi është bërë në të gjitha ambientet e tregut për të minimizuar rrezikun nga Covid-19.
Në mënyrë që të hënën kur të fillojë lëvizja, banorët e kësaj njësie të jenë sa më të sigurt kur të shkojnë për të bërë blerjet e ditës.