Mëngjesin e sotëm Bashkia e Krujës ka mbyllur tregun e fruta-perimeve në këtë qytet, për shkak se mungesës së kushteve higjienike dhe mosrespektimit të distancës.
Në orët e para të mëngjesit, ka pasur një dyndje tepër të madhe të qytetareve në këtë treg, pasi gjatë fundjavës vendi do të futet në karantinë dhe çdo aktivitet do të jetë mbyllur.
Qytetarët nuk kanë respektuar asnjë nga masat e marra për COVID-19 dhe kjo situatë ka detyruar bashkinë që të mbyllë tregun.
Në qytetin e Krujës numërohen 7 raste pozitive të prekura me COVID-19.