Kampionati spanjoll, ashtu si dhe të gjitha ligat e tjera në Europë, por pret momentin e duhur për të rinisur sërish sezonin pas ndërprerjes për shkak të emergjencës së koronavirusit. Megjithatë, pikëpyetjet janë të shumta pasi ende nuk ka një datë zyrtare për këtë gjë.

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitiç, jep mendimin e tij për këtë argument duke folur për “Movistar Plus”.

“Nuk e dimë ende se kur situata do të kthehet në normalitet. Ka gjëra më të rëndësishme sesa futbollit ndonëse ne duam që të luajmë. Nëse do të mbyllej sezoni para kohe, duke qenë se jemi të parët në renditje, titulli kampion i takon Barcelonës”.