Kreu i qeverisë Edi Rama tha se beson që në fillim të muajit maj shumë nga 176 mijë personat që përfituan 40 mijë lekë të rinj nga paketa e dytë financiare, do të rikthehen në punë.

“Unë kam besim që nga fillimi i majit do të fillojë edhe kthimi në punë i shumë prej tyre, megjithatë nuk ka problem, nuk do bëjmë llogari të ngushta, por do bëjmë llogari të keni 400 mijë lekëshin dhe të merrni frymë dhe të mos keni problem të ekzistencën normale në familjen tuaj. Është mëse e mjaftueshme për të kaluar pa stres maksimal këtë fazë”, tha Rama.