Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur fjalët e Martin Luther King, Jr për t’iu drejtuar qytetarëve me apelin për të respektuar rregullat e vendosura, në mënyrë që karantina dhe pasojat ekonomike nga COVID-19 të jenë më të pakta.
Mbi të gjithë, që numri i viktimave, i shtresës më të dobët të shoqërish siç janë të moshuarit, të jetë sa më i ulët. Një shprehje, e cila gjen vend në ditët e sotme, edhe pse është thënë shumë vite më parë.
“Mund të mos jemi përgjegjës ne për situatën në të cilën gjendemi, por di të jemi nëse nuk bëjmë asgjë për ta ndryshuar”, thuhet në citimin e Martin Luther King, Jr, publikuar nga kryeministri Edi Rama.