Kryeministri Edi Rama udhëzon, përmes një video-mesazhi në “Facebook”, të gjithë qytetarët, që duhet të marrin leje për të dalë për arsye shëndetësore.

Duke filluar nga dita e sotme, Rama njofton se leja do të merret në portalin “e-ALbania”, ndër qytetari duhet të ketë me vete një dokument mjekësor për vizitën.

Mesazhi i Ramës:

? NGA SOT NË e-albania EDHE LEJE – DALJET PËR ARSYE SHËNDETËSORE?

?KUJDES! QYTETARI DUHET TË KETË ME VETE NJË DOKUMENT MJEKËSOR PËR VIZITËN!

? QYTETARIN MUND TA SHOQËROJË VETËM NJË PERSON TJETËR!

? AUTORIZIMI VLEN VETËM PËR RRUGËN SHTËPI-QENDËR SHËNDETËSORE-SHTËPI

? NDIQNI PROCEDURËN E THJESHTË NË E-ALBANIA ?

Aplikimi do të kryhet përmes shërbimit ONLINE “Leje per dalje“ për arsye shëndetësore, në e-Albania

– Identifikohuni në portalin e-Albania përmes llogarisë tuaj

-Klikoni shërbimin “Leje për Dalje”

-Zgjidhni opsionin “Leje për arsye shëndetësore”;

-Shkruani saktë daten, orën e lëvizjes dhe itinerarin me destinacionin përkatës

Në rastet kur lëvizja për arsye shëndetësore do të bëhet me automjet:

-Nëse mjeti është në pronësinë tuaj, do t’ju shfaqet direkt në listë.
Nëse jo, ju mund të shtoni manualisht të dhënat e mjetit: Targën dhe numrin e shasisë së tij

Dhe shtypni “Dërgo” për të përfunduar aplikimin

Miratimi do të dërgohet në adresën e-mail dhe në numrin e telefonit të regjistruar në portal.

Kërkesa për leje për arsye shëndetësore bëhet vetëm në e-Albania

? Ata, që lëvizin pa lejen nga e-Albania dhe nuk zotërojnë dokument mjekësor për të justifikuar leje-daljen për arsye shëndetësore, kryejnë një shkelje që ndëshkohet në bazë të Aktit Normativ dhe masave të reja në Kodin Penal!