Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i ka konsideruar si false thirrjet e kryeministrit për bashkëpunim me opozitën dhe këtë gjë sipas tij, kreu i qeverisë e bën për të mbuluar dështimet e tij.
Sipas numrit dy të opozitës, Rama e ka refuzuar ndihmën e opozitës për këtë situatë të krijuar nga pandemia me batuta ordinere dhe bajate.
“Edi Rama kërkon të fshihet pas thirrjeve fallco për bashkëpunim me opozitën për të mbuluar dështimin e tij.
Ai ka refuzuar që në fillim bashkëpunimin dhe ndihmën konstruktive të opozitës.
Madje ka harxhuar energji dhe orë të tëra duke sulmuar opozitën me batuta ordinere dhe bajate, në vend që të fokusohet tek emergjenca.
Ftesat janë fallco dhe bëhen vetëm për të mbuluar dështimin e tij, që këtë radhë është edhe më i madh dhe i dëmshëm se më parë”, shkruan Bardhi në rrjetet sociale.