Në një kohë kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Shqipërisë 30 mijë teste të COVID, vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama.

Përmes një reagimi në “Twitter” Rama teksa i kthen përgjigje rivalit të tij politik, Lulzim Basha, thekson se ky i fundit sërish po ia fut kot, falënderon Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen. Pasi sipas kreut të qeverisë, numri i testeve që bëhen në vendin tonë nuk kushtëzohet stoku.

“Patjetër na lumturon reagimi pozitiv i SHBA për ta adresuar ndihmën bujare në funksion të stokut të testeve!

Po kjo s’dmth fare se numri i testeve që bëhen kushtëzohet nga stoku.Nqs Komiteti Teknik do thoshte 2000 teste në ditë do kishte 2000 në ditë! LBPD vazhdon ia fut kot.PIKË!”, tha Rama.