Kryeministri Edi Rama ka nisur që në orën 19:00 prezantimin e paketës së re të zgjeruar financiare për përballimin e situatës si pasojë e COVID-19.Kjo paketë, siç ka bërë të ditur më herët vetë kreu i qeverisë në këtë paketë do të përfshihen edhe bizneset e vogla që nuk janë mbyllur, por kanë pasur dëme ekonomike si pasojë e kësaj situate (agjenci turistike, rrobaqepësi e mobileri të vogla, hidraulikë, elektriçistë, fizioterapi, kancelari, servise makinash e lavazhe të liçencuar), do të përfshihet gjithashtu biznesi i madh, sektori turistik dhe fasoneritë.

“Sot pasi e kemi ndjekur më vëmendje cdo ditë dinamikën në të dyja frontet, edhe luftës për jetën, edhe në frontin e ekonomisë është momenti ta zgjerojmë paketën, sepse në vazhdim deri në fundjavën që shkoi nga e para, plot të tjerë janë goditur dhe me të drejtë kërkojnë dhe meritojnë ndihmë.Goditjet kanë qenë valë valë, sot kjo paketë do të mbështesë përvec atyre të parëve plot 176 mijë të tjerë, individë dhe të tjerë. Të cilët nuk janë të goditur në të njëjtën kohë dhe nuk i përkasin të njëjtës kategori, për të përballuar këtë 40 ditësh vendimtar deri në fund të majit. Sepse ne besojmë se kurba do të shkojë në ulje dhe do të lëvizim jashtë perimetrit ku jemi sot por me shumë kujdes dhe duke kthimin në punë. Por në do të jeim gati për paketën e tretë mes datave 20-25 maj.

Asnjë ndeshje nuk fitohet pa një qëllim të përbashkët. Asnjë strategji nuk ndërgjohet pa parime të qarta për të gjithë. Asnjë skuadër nuk lufton dot me sukses pa e mbajtur në mendje dhe zemër qëllimet dhe parimet e strategjisë së fitores. Të fitojmë luftën me sa më pak humbje jetësh. Paketa e parë na ndihmoi në zbutjen e dhimbjes së atyre që u goditën menjëherë, 123 mijë familje me asistencë, ata që mbyllën me urdhër të qeverisë dyqanet dhe qindra pensionistë, që iu indeksua pensioni edhe pse kushtet nuk janë optimale”.