Një deklaratë e presidentit sot nga Lezha duket se është komentuar nga kryeministri përmes rrjeteve sociale. Teksa Ilir Meta kërkoi që të mbahet çdo premtim për mjekët, duket se Edi Rama është detyruar të përsërisë veten e tij.

“D të përshëndes mjekë dhe infermierë të Lezhës që vazhdojnë të jenë në krye të detyrës. Falë tyre kemi gjendje të stabilizuar në Lezhë dhe mendoj se çdo premtim për ta do të mbahet” – tha sot kreu i shtetit.Por Rama, përmës tëTwitter ka replikuar edhe pse pa e përmendur Metën. Ai shprehet se shpërblimi mbi pagën për mjekët do të realizohet, por për ata që janë në vijën e zjarrit me koronavirusint.

“Unë e kam thënë shqip që do të paguajmë 1000€ mbi pagën për mjekët e infermierët në Vijën e Zjarrit! Kush ka ngatërruar vijën e zjarrit në spitalet Covid e në autoambulanca, me detyrën e bluzës së bardhë në territor, duhet të kthjellohet e të mos turpërojë bluzën e bardhë” – shkruan sot Edi Rama në Twitter.