Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës se është tërhequr nga padia ndaj “Bild”, duke interpretuar këtë si “provë për shit-blerjen e votave.

Me një shënim në Twitter, ndërsa sulmon opozitën, Rama thotë se nuk pati më motiv për të vazhduar gjyqin, pasi një takimi me editorialistë të “BILD”.

“Në greqishten e vjetër idiot quhej personi që s’duhet të merrej me çështje të interesit publik, po vetëm me punët e veta.

Fatkeqësisht më kanë qëlluar kundërshtarë disa që politikën e kanë si nevojë personale dhe jashtënxjerrin papushim në publik idiotësinë e tyre!

Por paçka se fatmirësisht ky popull ua njeh erën prej kohësh dhe as u afrohet më, sqarimet duhen bërë për popullin jo për ta!

U njoha me shefat editorialistë të BILD gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih dhe kaluam aq bukur sa nuk pata më motiv për ta vazhduar gjyqin. Njerëzore!”- shkruan Rama.