Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar pse qytete të ndryshme në vend do kenë një rifillim gradual në aktivitetin ekonomik, të ndryshëm nga njëra tjetra, për shkak të riskut që kanë nga shifrat e të infektuarve.
“Nëse hapemi kudo njësoj e njëkohësisht rrezikojmë ta zgjerojmë e jo ngushtojmë fushën e veprimit të armikut që do i kushtonte padrejtësisht kthim të të gjithëve mbrapa se numri i të infektuarve e mos o Zot i të vdekurve duke u hapur të gjithë njësoj kudo rritet përtej një niveli garancie për sistemin shëndetësor.
Përshembull në Gjirokastër apo Dibër ku risku është sot për sot shumë i ulët mund të kemi më shumë lehtësim.
Në Krujë asnjë lehtësim. Apo në qytete si Tirana e Durrësi që kanë intensitet popullate një lehtësim të moderuar.
Këto zona mund të variojnë në bazë të dinamikës së luftës shifrave e sjelljes së qytetarëve në raport me rregullat.
Kjo qasje do na mësojë gjatë majit e do na garantojë hapje shumë të sigurt që mos kthehemi mbrapsht se u rrit shpejt kudo efekti i valës goditëse e nga ana tjetër, edhe fashat orare s’kanë pse të jenë të njëjta në zonat me risk të ulët apo ato me risk të lartë”- tha Rama.