Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje nga mbledhja online e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Rama shkruan në Twitter se në fokus të bisedave ka qenë edhe hapja graduale në javët në vijim për disa sektorë.
Shefi i qeverisë lë të nënkuptohet se biseda ka qenë e qetë dhe mirëkuptuese. “Mbledhje e gjatë por e dobishme e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe një shkëmbim i hapur opinionesh me Presidentin e Republikës & kryetarin e PD për hapjen graduale të aktivitetit në javët në vijim! Sikur komunikimi publik të ishte kaq pozitiv, politika do ishte shumë ndryshe” – shkruan Edi Rama.