Një 23-vjeçare që u shtrua në spital më 28 shkurt, ka qenë në izolim për 55 ditë, shkruajnë mediat vendase. Ky është një rast i përcaktuar nga mjekët si “pothuajse unik” në Itali, sepse është i rrallë që një infektuar të mos shërohet për 55 ditë.

Kjo pasi edhe rezultati i testit të kryer më 16 prill tek pacientja ka rezultuar pozitivë, raportojnë mediat italiane.

“Pasi 23-vjeçarja u shtrua në repartin e Covid-19, specialistja e sëmundjes infektive të Orsola Luciano Attard shpjegon për mediat se pacientja pas katër ditësh ajo ishte mirë, por testet që i bëhen janë akoma pozitive. Ne po e studiojmë me kujdes. Me sa dimë, askush tjetër në Itali nuk ka qëndruar pozitiv për kaq shumë kohë.”– kanë thënë mjekët.

“A jam bërë një rast kaq e njohur? Tani unë qesh për këtë. Tani pres që punonjësit e shëndetit publik t’i nënshtrohen testeve më të hollësishme të gjakut.”– shprehet pacientja 23-vjeçare.