“Personeli I ugjencës së spitalit rajonal Lezhe deklaron se ka qenë dhe do të jetë në gadishmëri të plotë në kryerjen e detyrës në plotësim të misionit human që ka”, Kështu nis reagimi i mjekëve të spitalit rajonal Lezhë lidhur me zërat se kanë kërkuar shpërblim financiar. Mjekët e spitalit të Lezhës në reagimin e tyre shkruajnë se as kanë kërkuar dhe as do të kërkojnë asnjë shpërblim që u takon kolegëvë të tyre që janë në linjën e parë të luftës kundër COVID.
Reagimi i mjekëve të spitalit rajonal Lezhë:
Personeli I ugjencës së spitalit rajonal Lezhe deklaron se ka qenë dhe do të jetë në gadishmëri të plotë në kryerjen e detyrës në plotësim të misionit human që ka. Ne nuk kemi kërkuar e as kërkojmë asnjë shpërblim që u takon kolegëve tanë që janë në linjën e parë të luftës të angazhuar në përkujdesjen ndaj pacientëve në strukturat mjekësore të dedikuara COVID. Ne vazhdojmë të përkujdesemi me angazhim të plotë ndaj të gjithë pacientëve në nevojë dhe nuk bëhemi pjesë e asnjë loje politike ndaj çdo përpjekje për të përdorur emrin tonë nuk ka asnjë lidhje me punën, angazhimin dhe përgjegjësitë tona para pacientëve të cilat do t’i përmbushim pa asnjë hezitmim.