Jorge Amor Ameal, presidenti i Boca Juniors, ka bërë me dije nëpërmjet një interviste të dhënë për “Radio Mitre” se veprimi i Racing Avellanedas për të shkurtuar rrogat e futbollistëve në një moment kaq kaotik për shkak të koronavirusit, nuk do të ndiqet edhe nga kampionët e Argjentinës.
“Nuk jemi dakord! Edhe pse bëhet fjalë për një ngjarje që askush nuk mund ta parashikonte kurrësesi. Do të bëjmë të gjitha pagesat dhe do të mundohemi të rifinancojmë paratë që nuk kemi në gjendje për momentin”.