Faqja zyrtare e “Air Albania” në Facebook ka publikuar pak më parë kalendari i fluturimeve që janë planifikuar të kryen këtë javë për riatdhesimet. Fluturimet do të kryhen përkatësisht në datat 25, 26 dhe 27 prill. Fluturimi i radhës do të jetë ditën e nesërme (niset në orën 15:30 vjen në orën 18:15).

Të dielën fluturimi i rradhës do të jetë nga Brukseli (niset në orën 14:45 vjen në orën 17:15) Ndërsa të hënën shqiptarët do të riatdhesohen nga Vjena (niset në orën 12:30 vjen në orën 14:00).“Për çdo paqartësi apo informacion shtesë ju lutem kontaktoni në: +35542246000. Gjithashtu lajmërojmë edhe destinacionet e reja të fluturimeve riatdhesuese për datat 25/26/27 Prill me oraret përkatëse dhe hapat që duhet ndjekur për të plotësuar procedurën e rezervimit të biletës. #AirAlbania ??”- shkruhet në njoftim.