U krye sot fluturimi i dhjetë kushtuar riatdhesimit në Itali organizuar nga Albawings.

Ambasada e Italisë në Shqipëri bëri të ditur sot se në bordin e avionit, krahas shtetasve italianë dhe shqiptarë me leje te rregullt qëndrimi, kishte edhe shumë amerikanë, të cilët do të kthehen në SHBA përmes aeroportit të Romës, Fiumicino.

Ky udhëtim u zhvillua në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA në Tiranë, thekson ambasada e Italisë teksa falënderon Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Të pranishëm në Rinas për të përcjellë shtetasit, italianë, shqiptarë dhe amerikanë ishin edhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim dhe ambasadori italian në Tiranë, Fabrizio Bucci.