Futbolli në Poloni do të rinisë në 29 maj. Ky është vendimi i ligës polake të futbollit pas miratimit të kryeministrit të vendit Mateus Moraviecki për të lejuar nisjen e garave në fund të muajit maj.“Ne kemi një plan specifik për të nisur ndeshjen e parë në kampionatin kryesor polak, e cila mund të luhet në fund të muajit maj. Vërshëllima e bilbilit do të ndodhë së shpejti”, u shpreh për gazetërat kryeministri polak Moraviecki.
Në këtë mënyrë, pritet që brenda pak kohësh skuadrat të nisin përgatitjet për vazhdimin e sezonit.Polonia bëhet vendi i parë që rinis kampionatin vendas të futbollit.