Mot i vranët dhe reshje shiu do të dominojnë kushtet atmosferike në territorin shqiptar, ku më të dukshme reshjet do jenë në veri dhe Qendër ndërsa më pak reshje do kemi në Jug. Këto kushte të motit do mbeten gjatë gjithë ditës.

Temperaturat e ajrit ulen sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C verilindja deri në 20°C perëndimi.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

Veriu dhe qendra e Europës do të paraqiten me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare. Ndërsa pjesa më e madhe e Europës do të paraqitet me vranësira dhe reshje, të cilat herë pas here do jenë në formë shtrëngatash në rajonin e Mesdheut.