Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka përshëndetur të gjithë sipërmarrësit që kanë nisur rikthimin e punonjësve në punë.
Braçe shprehet se “mirëmëngjes edhe çdo punëtori në cilëndo fabrikë që e ka nisur punën shumë më herët, në kushte sigurisë për shëndetin. Shëndeti i pari. Mirëmëngjes edhe çdo sipërmarrësi që po lëviz fortë të përshtasë, kërkojë e gjejë “punën”, nuk rri e nuk dërgon lista punëtorësh tek mensa e qeverisë, nuk rri e pret të arkëtojë para pa punë si përherë!
“Bravo Ritës në Durrës e Tiranë, bravo Lumirit e partnerëve të tij italianë në Berat që po punojnë e rikthejnë punëtorët në punë!”, shprehet ai.