Punimet për ndërtimin e infrastrukturës shoqëruese për zhvillimin e ardhshëm të Vorës dhe rindërtimin e objekteve të dëmtuara pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit që lamë, pas pritet të nisin brenda 3 muajve.

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj deklaroi sot se është alokuar fondi prej 5 miliardë lekësh për kompletimin e të gjithë infrastrukturës në këtë Bashki.

“Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka tre projekte që do të nisisn zbatimin në Bashkinë e Vorës, ai i ndërtimit të shtëpive individuale, zhvillimi urban i qytetit si dhe projekti për ndërtimin e shkollave”, tha Ahmetaj.