Preferon të jetë në mes të skenës krejt i cënueshën përballë audiencës, pa lap top e celular.
Sot pas tre javësh masa e kokëcarje të vazhdueshme ndaj virusit të padukshëm Covid -19, Edi Rama të shfaqet si komunikues politik.
Statusi që ai ka është po aq i rëndësishëm sa edhe forma e mesazhit.
I vetëdijshëm për këtë, ai e fillon ditën në mëngjes herët duke lajmëruar popullin se masat e fundjavës do të jenë të njëjtat si ato të para një jave.
Pak minuta më vonë përcjell përditësimin e situatës nga zv-ministrja e Shëndetësisë. Më tej, shfaq një video për të treguar se distancimi social sot është më i rëndësishëm se cdo herë. “Kujdes, kemi hyrën në zonën e zjarrit” vëren ai.
Vlerëson qytetarët në një tjetër postim me video që kanë zbatuar rregullat. Edhe policinë në anën tjetër për kontrollet.
Nuk harron të lëshojë ndonjë romuze për opozitën. Njofton në një tjetër postim se rinis puna për ndërtimin e brezit urban të bregdetit të Sarandës.
Për një orë e gjysmë mbasdite i përvishet komenteve gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në Facebook. 200 mijë njerëz e shohin dhe mbi 7 mijë komente për nismën e tij për qiratë, ndihmat në ushqime, barnat e shërbimet vetjake, puna në të zezë, pensionistët, masat në vijim për lëvizjen…etj., etj.
Më pas futet gjysëm ore në dëgjesë me Komitetin Teknik të ekspertëve.
Shfaqet me një video të mëvonshme krenar për Forcat e Armatosura që shpërndajnë ndihma. Dhe… Rama sërish live.
Kësaj here në Tv Klan në “Zonë e Lirë” duke hyrë në orën e dytë të bisedës me Arjan Canin dhe të ftuarit e tij. …As sot Ramën nuk e ndal dot askush…(SI)