Numri i viktimave nga koronavirusi në Itali ka pësuar një rritje të lehtë në 24 orët e fundit. Sipas shifrave të raportuara nga autoritetet janë shënuar 610 raste vdekjesh, një rritje kjo nga 542 që u raportuan dje.
Rritje ka pësuar gjithashu edhe numri rasteve të reja, 4,204 në 24 orë, rreth 400 më shumë se dje.
Italia aktualisht është vendi me numrin më të lartë të viktimave nga pandemia, 18,279. Numri total i të prekurve ka shkuar 143,626 ndërsa të shëruarit janë 28,470.
Pavarësisht rritjeve të lehta këto numra janë shumë më të ulët se ato të javëve më parë, kur autoritetet thonë se ishte piku i shpërthimit të koronavirusit.
Megjithatë Italia vijon të jetë e mbyllur dhe kryeministri ka propozuar që masat të qëndrojnë të tilla edhe për disa javë.