Zv.kryeministri Erion Braçe ka inspektuar rrugën e Arbërit dhe thotë se po bëhet një punë e madhe nga inxhinierë, ndërtues shqiptare por dhe vetë kompania që është po ashtu shqiptare.
Braçe thotë se u shty më shumë që të inspektojë rrugën prej akuzave të qytetarëve që thoshin se sa kohë të paguhet për Rrugën e Arbërit, biznesi i vogël nuk do të ketë lekë.Ai thekson se rruga vlen 33.6 miliardë lekë duke përfshirë tunelet, urat, rrugët lidhëse dhe interesat e kredive.
Statusi i plotë i Braçes:
Kjo është rruga e Arbrit, rruga e Dibrës. Fare rastësisht dje, duke u kthyer nga Divjaka, dëgjova një gomar të thoshte: Sa kohë do paguajnë rrugën e Arbrit me dyfish të çmimit…nuk do ketë lekë për biznesin e vogël! Nuk di përse gjithmonë, rastësisht më qëllon të dëgjoj të njëjtin gomar, fiks atë që kurrë nuk bëri një punë pa vjedhur e që gjithnjë llogaria me numra i del më pak për të fshehur vjedhjen e tij;Por më mirë kështu sepse me shtyu të shoh rrugën e Arbrit, rrugën e Dibrës.
Ja ku e keni, shiheni; Kjo në nisje është ura e fshatit Fshat,174 metër e gjatë në 157 metër lartësi, po montohet tani në këto kushte, kaq të vështira dhe po e ndërton një kompani tërësisht shqiptare. Ajo në vijim, thuajse e përfunduar është ura e Vashës, 314 meter e gjatë në 154 metër lartësi!
Të dyja urat bashkojmë tunele, madje tunelet janë bërë të parët për të krijuar mundesinë e hapjes së kantiereve të urave.Duhet ta shohësh me sytë e tu! Tani tu them dhe numrat, e gjithë Rruga e Arbrit kushton33.6 miliardë leke! Pra ndërtimi i rrugës përfshirë 10 km tunele, 1.4 km ura të mëdha bashkë me dy rrugë lidhëse, mirëmbajtje e operim për rrugën e tunelit për 10 vite, interesat e kredive etj, kushton 33.6 miliardë lekë! Doni ti bëjmë krahasimet tani?