Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim do të jetë sot pjesë e RTSH Shkolla, ku do të ketë një rol të veçantë në klasën e gjuhës angleze.
Ambasada e SHBA në Tiranë ka publikuar disa foto nga intervista që Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini i ka bërë ambasadores Kim.
Ambasada i fton të gjithë të ndjekin këtë intervistë nëse duan të mësojnë më shumë rreth ambasadores Kim.
“Ambasadorja Kim do të ketë një rol të veçantë në klasën e gjuhës angleze në #RTSHShkolle, sot në orën 11:30! Dëshironi të mësoni më shumë rreth Ambasadores Kim? Ndiqni Ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini teksa interviston Ambasadoren Kim si pjesë e një ore mësimi mbi përdorimin e pyetjeve në anglisht”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Tiranë.