Ndarjen e moderatores Rudina Dembacaj nga bashkëshorti për t’u lidhur në një kohë të shkurët me deputetin Mark Frroku duket se publiku shqiptar nuk ka ndërmend ta kapërdijë dhe herë pas here, në rrjetet sociale shfaqen komente ku drejtpërdrejt apo edhe tërthorazi, gjykohet për vendimin e saj.

Por teksa vetë ajo ka zgjedhur të mos i kushtojë rëndësi fjalëve të të tjerëve e të vijojë të publikojë vazhdimisht detaje nga bashkëjetesa e saj me partnerin e ri, kolegia e saj, Rudina Magjistari nuk ia ka përtuar një komentueseje që e pa të arsyeshme ta kritikonte pikërisht sepse kishte ftuar moderatoren e “Mos i fol shoferit” për një intervistë.“Rudina a mund ta di se cili eshte mesazhi qe percjell duke nxjerr per te disaten here kete vajzen ne tv???? Ne keto dite te veshtira qe po kalon globi kujt i plasi sa kateshe e ka vilen ai apo ajo????mos vaalle do te percjellesh shembullin e nje bashkejetese te mire mes femijeve nga martesa te meparshem???te siguroj qe nuk eshte ky …me vjen shume keqe pse duhet te marresh ti kaq shume kritika po sinqerish kur perseritet gabimi nuk falet!”-ka shkruar ajo.Por Magjistari, duke nxjerrë në pah shkakun e vërtetë ë fshihet pas këtyre komenteve, i ka kujtuar ndjekëses se asgjë nuk i jep të drejtë të gjykojë dikë mbi vendimet që ata marrin për jetën e tyre.

“Kush jeni ju qe i beni gjyqin tjetres, moj zonje? Eshte jeta e vet dhe i di vete hallet e veta. Po, ka edhe keshtu vendimesh ne jete, kur martesa nuk funksionon. Mos nuk keni degjuar here tjeter? Boll tani, se po e teproni. Lerini njerezit e lire dhe shihni punet tuaja dhe nese do t’kalosh pak kohe ndryshe keto dite te veshtira, shih programin. Nese jo, shko zgjidh hallet e tua, se s’ta ka fajin njeri per to. Sa per shembujt, mos u beni merak: modeli me i mire per femijet e tu jeni ju vete. Veten tuaj kini kujdes!”-ka shkruar ajo duke i dhënë kështu përgjigje të gjithë kritikëve të rrjetit.