Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla solli sot rastin e Elisabeta Çarçiut, vajzës nga Gramshi, punonjëse në sallën operative, Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë, ku marrin përgjigje 1 milion telefonata.
Balla vlerëson punën e Policisë së Shtetit dhe kontributin e vajzave në sallën operative ku u përgjigjen 1 milion telefonatave.
“Salla operative u është përgjigjur mbi 1 milion telefonatave këto ditë dhe ankesave tek Komisariati Dixhital, si dhe ka koordinuar veprimet përmes kamerave të trupit sa herë ka patur një shqetësim nga qytetarët. Kanë qenë dhe vijojnë të jenë ditë të mbingarkuara me fluks nga qytetarët, ditët e përballjes me luf tën për parandalimin dhe mos përhapjen e COVID-19” tha ai.
Pu ashtu, Balla shton se “Policia e Shtetit është në vijën e parë të frontit në këtë luftë, së bashku me mjekët, infermierët, ushtarakët”.