Xhani De Biazi nuk do që historia e tij në drejtimin e Shqioërisë të harrohet dhe për këtë arsye, ka shfrytëzuar ndalesën për shkak të koronavirusit, që kujtimet e jashtëzakonshme që ka për periudhën në stolin kuqezi, t’i kthejë në nje liber.Këtë inciativë ai e ka treguar vetë në një intervistë të dhënë për “Marca”, teksa ka zbuluar edhe se sa ka përparuar në këtë drejtim.
“Po shkruaj në këto ditë historinë time me Shqipërinë futbollistike, po shkruaj dhe jam te kapitulli i tretë i këtij libri. Është diçka që po bëj për të hedhur në letër një eksperiencë që kam të qartë në kokë”, tregoi ish-trajneri i kuqezinjve i cili me siguri ka shumë për të treguar për ate eksperiencë unike në stolin e kombëtares.Përveç kohës që ka kaluar duke shkruar, De Biazi po mendon edhe për të ardhmen dhe ka zbuluar se po perfeksionon gjuhën angleze, e cila do i duhet në eksperiencën e ardhshme në stolin e një përfaqësueseje europiane.