Sulmuesi i Dortmundit, Erling Braut Haland po kalonte një super sezon, deri në pezullimin e futbollit, të cilin shumë sulmues qoftë me eksperiencë apo jo do ta kishin zili.19 vjeçari numëron 40 gola në 33 paraqitje në gjithë sezonin 2019/20 të ndarë mes Salzburgut dhe Dortmundit. Të gjithë pyesin se çfarë “formule” ka i riu nga Norvegjia që shënon kaq shumë dhe ai ka një përgjigje për ta.“Stërvitem dhe meditoj shumë. Para një ndeshje, më pëlqen të dëgjoj muzikën e një reperi norvegjez i quajtur Amara. Para çdo ndeshje dëgjoj një këngë të quajtur ‘Vazhdo të Ëndërrosh’. Kur nuk luaj futboll, më pëlqen të luaj FIFA me shokët. Ushqimi i preferuar është pica me kebab,” deklaroi Haland për telvizionin e Dortmundit.