Inter duket se ka triumfuar mbi të gjitha klubet që kërkojnë shërbimet e Marash Kumbullës, mbrojtësit tonë të Kombëtares.Lajmin e bën të ditur gazetari i njohur Fabrizio Romano, i cili raporton se zikaltrit janë në avantazh për të nënshkruar me Kumbullën dhe se marrëveshja me Veronën pritet të mbyllet për 25 milionë euro, që është edhe shifra që kërkon klubi nga “Bentegodi”.
Gjithashtu, vlen për t’u përmendur se drejtuesit zikaltër i kanë premtuar Kumbullës se do të ketë rol të rëndësishëm në ekip dhe do të marrë vendin e Diego Godin, i cili do të largohet.Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi ka zhvilluar një sezon fantastik me klubin e tij, ku është një ndër lojtarët më të spikatur, së bashku me mbrojtësin e Kosovës Amir Rrahmanin.